Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vladimir Putinin, me qëllim arritjen e një armëpushimi në Ukrainë, dhe ka njoftuar se më pas synon të kontaktojë Volodymyr Zelensky-n , me të cilin, siç u bë e ditur, Donald Trump kishte folur më parë, përpara telefonatës me Putinin.
Sipas Reuters, Putin është lidhur me një shkollë muzike që e vizitoi më parë në Soçi, në Detin e Zi, ndërsa Trump është në Uashington.
Siç raportojnë agjencitë e huaja, të dy udhëheqësit po flasin nëpërmjet linjave të koduara dhe në prani të përkthyesve, pasi Putin flet pak anglisht, por përdor vetëm rusisht për negociata.
Më parë, Donald Trump , nëpërmjet Shtëpisë së Bardhë, ishte shprehur se ishte i lodhur dhe i zhgënjyer, por qëllimi i presidentit amerikan është t’i japë fund luftës, ndërsa zëvendëspresidenti i tij J.D. Vance kishte argumentuar se Shtetet e Bashkuara, në rast të një marrëveshjeje Moskë-Kiev, duhet të thonë se “kjo luftë nuk është e jona”.
Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se pala ruse është e gatshme të punojë drejt një zgjidhjeje, duke thënë megjithatë se procesi është i vështirë dhe ndoshta afatgjatë, duke ulur nivelin e pritjeve.
Sipas analistit të Sky News, Michael Clarke, thuhet se Putini po kërkon një samit të shpejtë, duke synuar t’i shpëtojë “statusit të të qenit i përjashtuar”. Megjithatë, sa më shpejt të zhvillohet një samit i tillë, aq më i madh do të jetë presioni mbi të që të bjerë dakord për një armëpushim. Clark argumenton se do të përpiqet të trajtojë detajet dhe datën e një takimi të tillë në një mënyrë të tillë që të ketë lirinë më të madhe të mundshme për të vazhduar armiqësitë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128






