Pas akuzave dhe përplasjeve ka “armëpushim”, Biden telefonon privatisht Trump pas atentatit

14 Korrik 2024, 16:06 / BOTA ALFA PRESS

Pas akuzave dhe përplasjeve ka “armëpushim”, Biden
Pas atentatit ndaj Donald Trump, Presidenti aktual dhe njëherazi kundërshtari i tij për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden ka zhvilluar një telefonatë personale me ish-Presidentin.

Sipas asaj që raporton CNN, biseda telefonike mes Trump dhe Biden ishte e shkurtër dhe me tone të qeta dhe respekti.

Tensionet mes të dyve kanë qenë të larta dhe arritën kulmin në përballjen e drejtpërdrejtë në debatin presidencial të pak javëve më parë.

Trump dhe Biden kanë shkëmbyer vazhdimisht akuza në distancë, por në momentin e vështirë për republikanin duket se të dy janë dakordësuar për një “armëpushim” afatshkurtër.

 

 

Po ndodh...