Panik në ajër! Avioni goditet nga stuhia

18 Shtator 2024, 08:34 / BOTA ALFA PRESS

Panik në ajër! Avioni goditet nga stuhia

Një avion i linjës Madellin për në Barranquilla të Kolumbisë është goditur nga një stuhi. Kjo ka sjellë panik tek pasagjerët që po udhëtonin.

Siç shkruajnë mediat e huaja, pasagjerët janë kapur pas ndenjëseve dhe kanë bërtitur, njëkohësisht edhe duke u lutur që gjithçka të shkojë mirë.

Në pamundësi për t’u ulur në tokë, piloti devioji fluturimin në vendpushimin e afërt bregdetar të Kartagjenës.

Avioni u godit nga një stuhi tropikale që solli erëra deri në 45 mph. Stuhia preku shumë zona në departamentet e Atlántico, Magdalena dhe Bolívar, duke shkaktuar dëme materiale.

Stuhia e fortë shkuli pemët, dëmtoi çatitë dhe ndërpreu energjinë elektrike në disa qytete të Kolumbisë.

Po ndodh...