Sulmohet autobusi me turistë, dhjetra të vdekur e të plagosur

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një grup të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi turistësh në Pahalgam, një qytet turistik në Kashmirin indian.
Sulmi ndodhi në Baisaran dhe ka shkaktuar kaos mes turistëve që po vizitonin zonën.
Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Kryeministri indian Narendra Modi e dënoi sulmin dhe premtoi se autorët do të arrestohen. Ai shtoi se India do të vazhdojë betejën e saj kundër terrorizmit. Ndërkohë, autoritetet kanë dërguar ushtarë dhe policë në vendngjarje për të siguruar zonën dhe për të kryer hetime.
Kashmiri ka qenë pjesë e një konflikti të gjatë që nga viti 1989, kur nisi një luftë separatiste kundër sundimit indian.
Rajoni është i ndarë midis Indisë dhe Pakistanit dhe ka pasur shpërthime të dhunës edhe në vitet e fundit, përkundër një rënieje të përgjithshme të nivelit të luftës.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





