Musk, Bezos dhe Zuckerberg do të marrin pjesë në inaugurimin e Trump
14 Janar 2025, 22:13 / BOTA

Miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg do të marrin pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, të hënën.
Sipas burimit, ata do të ulen gjatë ceremonisë, së bashku me të nominuarit e administratës së sapozgjedhur republikane dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur.
Amazon e Bezos dhe Meta e Zuckerberg janë ndër pronarët e kompanive që dhuruan 1 milion dollarë secila për inaugurimin e Trump.
Elon Musk, CEO i Tesla, SpaceX dhe X, shpenzoi më shumë se një çerek miliardë dollarë për të ndihmuar Trumpin të fitonte zgjedhjet në nëntor, kujton Reuters.
Inaugurimi i Donald Trump do të mbahet të hënën, më 20 janar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


