Mungesë serioze e ushtarëve në front, Zelensky miraton ligjin e ri për rekrutimin në ushtri të vullnetarëve mbi 60 vjeç

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar sot një ligj të ri që lejon rekrutimin në ushtri të personave mbi moshën 60 vjeç, ndërsa vendi përballet me mungesa të mëdha në forcat njerëzore për shkak të luftës me Rusinë.
Ligji u jep të drejtën qytetarëve mbi 60 vjeç të shërbejnë si vullnetarë në poste jo-luftarake, nëse kalojnë kontrollin mjekësor dhe pranohen nga autoritetet ushtarake. Pas kësaj, ata do të kalojnë një periudhë prove prej dy muajsh për të vlerësuar aftësitë e tyre.
Ligji, i publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit ukrainas, nuk parashikon një kufi maksimal moshe për këta vullnetarë.
Ukraina po përballet prej muajsh me mungesa serioze të ushtarëve, sidomos në vijën e frontit lindor dhe në zonat kufitare veriore si Sumy, ku Rusia ka hapur fronte të reja. Autoritetet kanë provuar disa masa për të tërhequr rekrutë të rinj – përfshirë uljen e moshës së detyrimit ushtarak nga 27 në 25 vjeç, si dhe ofrimin e kontratave me përfitime financiare për moshat 18-24 vjeç – por me pak sukses.
Në Ukrainë vijon të jetë në fuqi ligji ushtarak, që ndalon burrat të dalin nga vendi, përveç rasteve të veçanta. Disa përpiqen t’i shmangen rekrutimit duke mos dalë në rrugë ose duke paguar shuma të mëdha për t’u larguar ilegalisht nga vendi, shpesh me rrezik për jetën.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


