Michelle Obama i jep fund thashethemeve për krizë në martesë: Nuk postojmë çdo ditë në Instagram, jemi nga 60 vjeç dhe…

Michelle Obama ka reaguar sërish ndaj zërave që qarkullojnë prej kohësh për një krizë në martesën e saj me ish-presidentin amerikan Barack Obama, duke i cilësuar thashetheme të pabaza të nxitura nga mungesa e pranisë së tyre në rrjetet sociale.
“Njerëzit mendojnë se martesa jonë po shkon drejt fundit vetëm sepse nuk na shohin shpesh bashkë në publik” tha ish-Zonja e Parë, 61 vjeç, gjatë një interviste në podcastin “Wild Card” të NPR me gazetaren Rachel Martin.
“Është sikur thonë: ‘Epo mirë, pse nuk postoni çdo moment të jetës suaj në Instagram?’ Por, njerëz, ne jemi 60 vjeç. Nuk do ta dini çfarë bëjmë çdo sekondë të ditës,” tha ajo me humor.
Michelle gjithashtu u shpreh se qëllimisht ka zgjedhur të mos marrë pjesë në disa ngjarje të rëndësishme publike, si funeralet shtetërore apo inaugurimet presidenciale, përfshirë edhe atë të Donald Trump, duke thënë se ky vendim ishte pjesë e një qasjeje personale për të ndjekur atë që dëshiron, dhe jo atë që pritet prej saj.
“Vendosa të qëndroj larg këtyre ngjarjeve këtë vit. Ishte një zgjedhje e vetëdijshme për të përcaktuar çfarë dua të bëj, përtej asaj që më imponohet apo që pritet nga unë. Dhe e pranoj këtë. Janë vendimet e mia,” u shpreh ajo.
Pavarësisht kritikave që ka marrë, Michelle theksoi se nuk është penduar për vendimet e saj.
“Çfarëdo që të ketë qenë reagimi, duhej ta përballoja dhe ta pranoja. Por nuk e kam ndjerë asnjëherë si pendesë. Tani është jeta ime dhe mund të vendos vetë.”
Në një tjetër podcast, Michelle ka folur hapur për sfidat si nënë që punon dhe për sakrificat që ka bërë për familjen.
“Si nënë punëtore, ndjeva se ambiciet e mia duhej të uleshin pak. Sepse duhej të merrja vendime: ‘Bashkëshorti im është atje, fëmijët janë këtu… A mund të jem ambicioze në këtë moment?’ Dhe ndoshta jo. Duhej të tërhiqesha pak,” rrëfeu ajo.
Michelle ka hedhur poshtë spekulimet për martesën edhe në të kaluarën, duke deklaruar qartë se, nëse do të kishte probleme me Barackun, do ta thoshte publikisht.
“Nëse do të kisha probleme në martesë, të gjithë do ta dinin,” tha ajo për podcastin “The Diary of a CEO”.
Për të qetësuar zërat e fundit për një divorc të mundshëm, çifti Obama janë parë në disa dalje publike së fundmi, duke përfshirë një darkë romantike në një restorant luksoz në Manhattan dhe një dalje tjetër në një restorant në Uashington D.C. në muajin prill.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




