Lufta në Ukrainë/ Italia, Polonia, Franca e Gjermania marrëveshje për zhvillimin e raketave me rreze të gjatë!

Në prag të samitit të NATO-s nëUashington, Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto nënshkroi me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Polonia letrën e qëllimit për të ashtuquajturën Elsa (Qasja Evropiane e goditjes me rreze të gjatë), plani që synon "përmirësimin e kapaciteteve, si evropianë, për të zhvilluar, prodhuar dhe ofruar aftësi në sulmet me rreze të gjatë, të cilat nevojiten për të penguar dhe mbrojtur kontinentin tonë" mëson ANSA
Shqipëria ka nënshkruar gjithashtu Letrën e Qëllimit për sigurimin dhe lehtësimin e lëvizjes Ushtarake përgjatë Korridorit VIII Pan-Europian, së bashku me Italinë, Bullgarinë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë një marrëveshje e tillë është nënshkruar dhe mes Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Marrëveshja ka për qëllim për të lejuar lëvizjen e shpejtë ndërkufitare të trupave dhe armëve drejt krahut lindor të NATO-s. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë. Objektivi është të "optimizohen korridoret e transportit për të përmbushur nevojat e lëvizshmërisë ushtarake duke krijuar linja furnizimi rrugor dhe hekurudhor midis shteteve pjesëmarrëse, duke reduktuar burokracinë në kohë paqeje dhe duke maksimizuar efikasitetin në rast situatash emergjente", tha ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


