“Çlirimi” i aktiviteteve të misioneve diplomatike në Amerikë/ SHBA-Rusi zhvillojnë sot takimin në Stamboll

Shtetet e Bashkuara shprehen të gatshme të shtojnë stafin diplomatik në ambasadën e tyre në Moskë, me qëllim që të lehtësojnë dhe përshpejtojnë procedurat për lëshimin e vizave.
Konsultimet ruso-amerikane për normalizimin e funksionimit të ambasadave do të vijojnë me raundin e dytë ditën e sotme në Stamboll. Delegacioni rus do të udhëhiqet nga ambasadori i Federatës Ruse në Uashington, Alexander Darchiev, ndërsa palën amerikane do ta përfaqësojë zëvendësndihmës sekretarja e shtetit për çështjet e Rusisë dhe Evropës Qendrore, Sonata Coulter.
Takimi i parë mes dy delegacioneve u zhvillua më 27 shkurt dhe zgjati më shumë se gjashtë orë, në një format me dyer të mbyllura. Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në bisedime do të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga ministritë e jashtme të të dy vendeve. “Palët do të vazhdojnë përpjekjet për të kapërcyer pengesat, përfshirë ato teknike, që po e vështirësojnë punën e diplomatëve,” theksoi ajo.
Alexander Darchiev, i cili në shkurt udhëhiqte Departamentin për Amerikën e Veriut në Ministrinë e Jashtme ruse, tashmë do të marrë pjesë si ambasador në SHBA. Delegacioni amerikan do të udhëhiqet sërish nga Sonata Coulter. Ndryshe nga raundi i parë që u mbajt në rezidencën e konsullit të përgjithshëm amerikan në Stamboll, takimi i kësaj radhe do të zhvillohet në konsullatën e përgjithshme ruse në të njëjtin qytet.
Ambasadori Darchiev ka theksuar se Rusia është e gatshme për një dialog serioz me SHBA-në, përfshirë edhe çështjen e kthimit të pronave diplomatike që, sipas tij, janë konfiskuar padrejtësisht nga Uashingtoni. Axhenda e diskutimeve pritet të përfshijë gjithashtu edhe lëvizjen e diplomatëve në territorin pritës, si dhe çështje të tjera si kufizimet e vizave dhe ato financiare.
“Këto çështje lidhen me nevojën për të kapërcyer trashëgiminë problematike të lënë nga administrata e mëparshme amerikane, e cila vendosi kufizime të konsiderueshme ndaj misioneve diplomatike ruse në SHBA,” deklaroi Darchiev.
Nga ana tjetër, delegacioni rus pritet të hapë diskutim edhe për mundësinë e rifillimit të linjave ajrore direkte mes dy vendeve, me qëllim forcimin e kontakteve institucionale dhe ekonomike.
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, tha se synimi kryesor i takimit është të arrihet përparim drejt stabilizimit të mëtejshëm të funksionimit të misioneve diplomatike dypalëshe.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
