Konferenca e Parisit: Një miliard dollarë për Libanin nga komuniteti ndërkombëtar

24 Tetor 2024, 19:09 / BOTA ALFA PRESS

Konferenca e Parisit: Një miliard dollarë për Libanin nga

Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot tha se një konferencë ndërkombëtare në Paris në mbështetje të Libanit kishte mbledhur 800 milionë dollarë ndihmë humanitare dhe 200 milionë dollarë të tjera për ushtrinë e vendit.

Rreth 70 delegacione qeveritare dhe 15 organizata ndërkombëtare u takuan në Paris, me synimin për të mbledhur të paktën 500 milionë euro ndihmë humanitare dhe për të shtyrë për një armëpushim, por me Shtetet e Bashkuara, të fokusuar në përpjekjet e tyre, diplomatët thanë se prisnin pak përparim konkret.

Presidenti francez, Emanuel Macron, i bëri thirrje Tel Avivit dhe veçanërisht kryeministrit Benjamin Netanyahu, që të ndalonte menjëherë luftën në Liban dhe Gaza, duke e cilësuar si “barbari” dhe jo “qytetërim”.

 

Po ndodh...