Kërcënim dhe alarm me bombë, evakuohet selia e televizionit francez në Paris

29 Nëntor 2025, 21:33 / BOTA ALFA PRESS

Kërcënim dhe alarm me bombë, evakuohet selia e televizionit

Selia e televizionit France Televisions u evakuua sot pas raportimit për një bombë, sipas mediave franceze.

Policia dhe një ekip qensh për zbulimin e eksplozivëve ndodhen aktualisht në vendngjarje për të kontrolluar, raporton Figaro.

Punonjësit e France Television, selia e së cilës ndodhet në arondissementin e 15-të të Parisit, u evakuuan vonë pasditen e sotme pasi autoritetet i informuan se kishin marrë një kërcënim me bombë.

“Policia dhe një ekip qensh për zbulimin e eksplozivëve janë aktualisht në vendngjarje për të kontrolluar”, raporton France Info.

Rreth orës 17:00, u raportua për një pajisje shpërthyese në selinë e televizionit francez.

"Për arsye sigurie, personi përgjegjës në televizion vendosi të evakuojë objektin", tha një burim policor.

Kontrolli i objektit është ende në vazhdim dhe derisa të përfundojë kontrolli, programi France info dhe faqja e internetit Franceinfo.fr nuk do të funksionojnë.

Dy javë më parë, redaksia e televizionit BFM dhe Radio Monte Carlo (RMC), të vendosura jo shumë larg televizionit francez, u desh gjithashtu të evakuohej për shkak të kërcënimeve me bomba.

Programet u ndërprenë ndërsa forcat e rendit kryen kontrolle, dhe punonjësit u kthyen në redaksi sepse nuk u gjetën objekte të dyshimta.

 

Po ndodh...