Asist i Mario Mitajt për Benzema, skuadra kalon turin në Kupën e Mbretit
29 Nëntor 2025, 21:25 / SPORT

Mario Mitaj ka qenë përsëri protagonist sot me fanellën e Al Itihad në futbollin saudit dhe jo vetëm me lojën në mbrojtje në radhët e ekipit të tij.
Në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Al Shabab, Mitaj e nisi ndeshjen nga stoli, për t’u aktivizuar nga trajneri Serxho Konseisao vetëm në minutën e 65-të të sfidës. Në minutën e 87, ai la gjurmën e tij në këtë takim me një dalje përpara në sulm duke dhuruar një asist.
Mbrojtësi i majtë harkoi në mënyrë perfekte për Benzema në qendër, ndërsa francezi ndaloi topin dhe e çoi i qetë ne rrjetë, për të vulosur tregolëshin personal dhe suksesin 4-1 të ekipit që kaloi kësisoj mes 8 skuadrave më të mira të turneut.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
