Kapet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador, “Fito” gjendet në një bunker nëntokësor

26 Qershor 2025, 19:46 / BOTA ALFA PRESS

Kapet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador,

Policia në Ekuador ka riarrestuar një nga njerëzit më të rrezikshëm të vendit, Adolfo Macías Villamar, i njohur si “Fito”, kreu i bandës famëkeqe Los Choneros.

Fito u kap në një operacion të përbashkët 10-orësh mes policisë dhe ushtrisë, i zhvilluar në qytetin bregdetar të Mantës. Ai u zbulua në një bunker të fshehur nën një shtëpi luksoze trekatëshe, me hyrje të maskuar në dysheme. Strehimi nëntokësor ishte i pajisur me ajër të kondicionuar, krevat, frigorifer dhe ventilator.

Sipas policisë, gjatë operacionit nuk pati të shtëna dhe Fito nuk bëri rezistencë. Ai u transferua me aeroplan në Guayaquil, ku ndodhen disa nga burgjet më të mëdha dhe më të fortifikuara të vendit.

Macías është i njohur për drejtimin e një prej bandave më të dhunshme në Ekuador, e cila fajësohet për rritjen dramatike të krimit dhe nivelit të vrasjeve në vend. Ai dyshohet gjithashtu si urdhëruesi i vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Villavicencio në vitin 2023.

 

Po ndodh...

ide