Sulmi me thikë në një stacion treni në Gjermani! Autorja e dyshuar person me probleme të shëndetit mendor! Çfarë deklaron policia

24 Maj 2025, 20:31 / BOTA ALFA PRESS

Sulmi me thikë në një stacion treni në Gjermani! Autorja  e

Autorja e sulmit me thikë në stacionin e trenit Hamburgut tregon “shenja të qarta të sëmundjes mendore”, njoftoi policia gjermane, duke përjashtuar mundësinë e sulmit me motive politike.

E dyshuara, një grua 39-vjeçare gjermane do të paraqitet para një gjyqtari i cili do të vendosë nëse do ta dërgojë atë në një institucion psikiatrik, tha policia në një deklaratë.

“Nuk ka asnjë tregues se e dyshuara ka qenë nën ndikimin e substancave psikotrope (alkoolit ose drogës) në kohën e aktit”, thuhet në deklaratë.

Sipas gazetës gjermane Bild, në sulm u plagosën gjithsej 18 persona. Katër nga të plagosurit janë shtruar në spital në gjendje kritike.

 

Po ndodh...

ide