Holanda kërkon të largohet nga rregullat e BE-së mbi azilin, kërkesa i dorëzohet Komisionit Evropian! Ja çfarë parashikohet

Katër partitë e koalicionit qeverisës në Holandë, të udhëhequra nga kryeministri Dick Schoof, thanë se do ta përmbushin premtimin për të siguruar një klauzolë brenda Bashkimit Evropian për çështjen e azilit.
Kërkesa i është dorëzuar Komisionit Evropian, ku kërkohet që të ketë përjashtim nga sistemi i migracionit dhe azilit të BE-së, si një lëvizje e paprecedentë nga një shtet anëtar.
“Ne duhet të jemi përgjegjës për politikat tona mbi azilin”, ka deklaruar Marjolein Faber, ministri holandez për çështje azili dhe emigracioni. Faber, anëtar i Partisë së Lirisë, së ekstremit të djathtë, që udhëhiqet nga Geert Wilders, u përgëzua për nismën.
“Faberi bën historinë”, ka shkruar Wilders të mërkurën.
Autoritetet holandeze kanë thënë se nëpërmjet kësaj nisme synohet të zvogëlohet në mënyrë drastike vëllimi i migrimit ilegale në Holandë.
-
I shpëtoi dy atentateve, Donald Trump i rikthehet fushatës zgjedhore
18 Shtator, 16:03
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

