Gjykata e Lartë e SHBA lejon Trump të shfuqizojë statusin ligjor të mbi 530,000 emigrantëve

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara autorizoi të premten administratën e presidentit Donald Trump që të tërheqë statusin ligjor të përkohshëm për mbi 530,000 emigrantë nga Venezuela, Kuba, Haiti dhe Nikaragua që jetojnë në SHBA.
Ky vendim forcon përpjekjet e Trump për të përshpejtuar deportimet.
Gjykata pezulloi urdhrin e një gjykatësi federal, i cili kishte ndaluar veprimin e qeverisë për të bllokuar programin e “statusit ligjor të përkohshëm të mbrojtjes për emigrantët” (TPS), i cili ishte miratuar nga administrata e paraardhësit të Trump, Joe Biden. Ky zhvillim mund të çojë në deportimin e shpejtë të shumë prej emigrantëve, ndërsa çështja vazhdon të shqyrtohet në nivelet më të ulëta të sistemit gjyqësor, raporton Reuters.
Dy nga tre gjyqtarët liberalë të Gjykatës së Lartë, Ketanji Brown Jackson dhe Sonia Sotomayor, nuk përkrahën këtë vendim.
Programi TPS jep një leje të përkohshme që u mundëson emigrantëve të qëndrojnë dhe të punojnë në SHBA për arsye humanitare ose përfitim të rëndësishëm publik. Administrata Biden e përdori këtë program për të frenuar emigracionin e paligjshëm në kufirin SHBA-Meksikë.
Presidenti Trump kishte urdhëruar përfundimin e këtyre programeve përmes një urdhri ekzekutiv të firmosur më 20 janar, ditën e parë të rikthimit të tij në detyrë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




