Friedrich Merz pas marrëveshjes CDU-SPD: Gjermania ka një qeveri gati për veprim! Si pritet të ndahen ministritë

Lideri i Partisë Demokristiane (CDU) dhe kancelari i ardhshëm Friedrich Merz e përshkroi marrëveshjen midis Unionit Kristian Demokrat (CDU/CSU) dhe Partisë Social Demokratike (SPD) për formimin e qeverisë federale si një “mesazh shumë të fortë dhe të qartë ” për qytetarët e Gjermanisë dhe partnerët e vendit.
“Gjermania po përgatit një qeveri të gatshme për veprim,” tha Merz.
“Ajo që është në lojë është e ardhmja e vendit, e ardhmja e qytetarëve dhe e ardhmja e Evropës”, tha Friedrich Merz dhe theksoi se kjo, e kombinuar me kushtet ndërkombëtare, përbën presion shtesë për të marrë vendimet më të mira të mundshme dhe ato më të besueshmet.
Në qeverinë e ardhshme, politikanët e CDU-së do të kenë ministritë e Ekonomisë dhe Energjisë, Punëve të Jashtme, Arsimit dhe Familjes, Shëndetësisë, Komunikimit dhe Tranzicionit Dixhital-Modernizimi i Shtetit.
Gjithashtu, ministritë e Brendshme, Kërkimit, Teknologjisë dhe Hapësirës do të plotësohen me zyrtarë të Unionit Kristian Social (CSU), ndërsa SPD do të marrë ministritë e Financave, Drejtësisë, Punës dhe Çështjeve Sociale, Mbrojtjes, Mjedisit, Mbrojtjes së Klimës dhe Mjedisit, Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Ndërtimit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


