Sulmet izraelite/ Irani konfirmon vdekjen e 7 komandantëve të tjerë të ushtrisë

15 Qershor 2025, 16:56 / BOTA ALFA PRESS

Sulmet izraelite/ Irani konfirmon vdekjen e 7 komandantëve të

Irani ka pranuar vrasjen e shtatë komandantëve të tjerë të lartë të Forcës Ajrore të Gardës Revolucionare, të cilët, sipas raportimeve, humbën jetën në sulmet izraelite të së premtes në mëngjes.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, komandantët e vrarë janë: Mahmoud Bagheri, Davood Sheikhiyan, Mohammad Taherpour, Mansour Safarpour, Masoud Tayeb, Khosro Hassani dhe Javad Jarsora.

Më herët, ishte konfirmuar vrasja e komandantit të njohur Amir Ali Hajizadeh, ndërsa raportimet përfshijnë gjithashtu edhe gjeneralin Mohammad Bagheri, kreun e forcave të armatosura iraniane, dhe gjeneralin Hossein Salami, drejtues i Gardës Revolucionare.

 

Po ndodh...

ide