Sulmet e Ukrainës në Rusi/ Eksperti i kriminalistikës Karamuço tregon si u futën dronët

4 Qershor 2025, 22:29 / BOTA ALFA PRESS

Sulmet e Ukrainës në Rusi/ Eksperti i kriminalistikës

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin foli për sulmin me dron të Ukrainës ndaj avionëve rusë.

Karamuço shpjegoi se si hynë në territorin rus dhe mënyrën si u kamufluan. Sipas tij, dronët u futën në çatitë e disa strukturave prej druri, duke u fshehur në pjesët e sipërme të tyre.

Më tej eksperti tha se shërbimi sekret ukrainas ka pasur rolin kryesor në këtë operacion.

Karamuço u shpreh se në këtë operacion mund të ketë pasur dhe asistencë nga vendet e NATO-s.

Dronët janë futur në Rusi ng disa çati druri të kabinave portative. Duke qenë se atje ka transport tregtar nga zonat e pushtuara nga rusët – importe dhe eksporte – është infiltruar SBU, shërbimi sekret ukrainas. Janë futur në çati dronët, në këto vila të vogla, brenda kamionëve, në pjesët e sipërme të tyre është bërë një hapësirë e modifikuar ku janë stivosur. Janë sulmuar pesë baza njëkohësisht, me një urdhër të koordinuar, por vetëm në njërën prej tyre kanë shkaktuar dëme. Efekti i tyre është shumë i madh, sepse të futesh në brendësi të tokës ruse është tipik operacion sabotazhi i shërbimeve sekrete. Këto priten dhe mund të ndodhin edhe në vazhdim, siç ndodhi dhe me urën e Krimesë.

Mbase në këtë operacion ka pasur dhe asistencë nga vende të NATO-s, të cilat janë të interesuara për t’i dhënë një mesazh Putinit, për t’i thënë se ‘ne vijmë edhe në thellësi të territorit tënd’. E mbani mend dronin që shpërtheu mbi Kremlin? Janë si promemorie – që të tregojnë se do të kesh problem. Është e pashpjegueshme si e thyen sistemin e mbrojtjes ruse, por ata gjithmonë bëjnë plane në kuadrin e sabotazhit. Mendoj se do të fillojë një breshëri e madhe ushtarake me bombardime, si kundërpërgjigje e rusëve, sepse vetëm këtë dinë të bëjnë në Ukrainë”, tha Karamuço.

 

Po ndodh...

ide