Bombardimet amerikane në Iran, Papa Leone: Ndalojeni tragjedinë e luftës para se të jetë tepër vonë
22 Qershor 2025, 14:00 / BOTA

Papa Leone ka kërkuar që të ndalohet “tragjedia e luftës para se të jetë tepër vonë”, pas bombardimeve të SHBA-së në centralet bërthamore të Iranit.
“Sot më shumë se kurrë, njerëzimi bërtet dhe thërret paqen: është një britmë që kërkon përgjegjësi dhe arsye dhe nuk duhet të mbytet nga gjëmimi i armëve dhe nga fjalët retorike që nxisin konfliktin”, u shpreh Papa.
Ndërsa shtoi se “Ndalojeni tragjedinë e luftës përpara se të shndërrohet në një humnerë të pariparueshme”.
Sipas Atit të Shenjtë, “lufta nuk i zgjidh problemet, përkundrazi i amplifikon ato dhe prodhon plagë të thella në historinë e popullit që kërkojnë breza për t’u shëruar.”
“Le t’i heshtë armët diplomacia”, bëri thirrje Papa Leo.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


