BE miraton ndalimin e importit të gazit rus

Bashkimi Evropian ka miratuar zyrtarisht ndalimin e importit të gazit rus, një vendim që u mbështet nga shumica e shteteve anëtare gjatë takimit të ministrave evropianë të energjisë në Luksemburg.
Sipas vendimit, ndalesa do të hyjë në fuqi gradualisht dhe do të zbatohet plotësisht deri në fund të vitit 2027. Qëllimi i këtij vendimi është mbyllja e një prej burimeve kryesore të financimit të luftës së Moskës në Ukrainë.
Edhe pse Bashkimi Evropian ka ndaluar pothuajse plotësisht importin e naftës ruse, vendet e BE-së vijojnë të mbeten të varura në një masë të konsiderueshme nga Rusia për furnizimet me gaz natyror.
Sipas të dhënave zyrtare, gazi rus përbënte 19% të importeve totale të BE-së në vitin 2024, krahasuar me 45% që ishte në vitin 2021.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



