Thyhet aleanca shekullore?/ Kisje e madhe mes SHBA dhe Britanisë, Trump: Zhgënjim, refuzuan të ndihojnë…
16 Mars 2026, 08:25 / BOTA
Donald Trump ka shprehur zhgënjim për reagimin e Britanisë së Madhe ndaj kërkesës së tij për mobilizim në Iran.
Presidenti amerikan, i cili të dielën zhvilloi një bisedë me kryeministrin britanik Keir Starmer, deklaroi se Mbretëria e Bashkuar mund të konsiderohet aleati numër një i Shteteve të Bashkuara, me historinë më të gjatë të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Megjithatë, kur u kërkova të ndërhynin, ata refuzuan”, tha Trump.
Sipas tij, vetëm pasi “ne praktikisht neutralizuam aftësinë kërcënuese të Iranit”, Londra ofroi të dërgonte dy anije. “Ata thanë: ‘Atëherë do të dërgojmë dy anije’. Unë u përgjigja: ‘Ne kemi nevojë për këto anije para se të fitojmë, jo pasi të kemi fituar’”, u shpreh Trump në një intervistë për Financial Times.
Po ndodh...
ide
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Nga Arbër Hitaj
Sovranizmi si gjethe fiku
Nga Namir Lapardhaja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128