Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do të sulmojnë Serbinë?! Presidenti kroat “thyen heshtjen”: Kemi 17 ushtarë

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç, ka shprehur shqetësimin e tij mbi furnizimin e Serbisë me armë, sisteme raketore dhe pajisje të tjera ushtarake. Kujtojmë se Serbia ka blerë sisteme luftarake nga Rusia dhe pajisje të tjera ushtarake nga Kina.
Në një deklaratë për mediat ai tha se Kroacia nuk ka as kapacitetin dhe as qëllimin për të sulmuar Serbinë.
Disa nga pretendimet e ngritura ne Beograd janë se do të ketë një bashkim ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës për të provokuar Serbinë, por këto pretendime janë hedhur poshtë nga Milanoviç, duke thënë se ka gjithsej 17 ushtarë.
“Kroacia ka rreth 17 ushtarë, nga të cilët 14 janë me kohë të plotë. Ne nuk kemi ushtri për të sulmuar", tha ai.
Ai tha se kjo arsyeja e furnizimit me këto sisteme armatimi është e paqartë.
“Është vendimi i tyre sovran, por duhet të pranoj se nuk e kuptoj se çfarë duan të arrijnë me atë lloj armatimi. Ata shpenzojnë shumë dhe dinamika e këtyre shpenzimeve nuk është plotësisht e qartë në buxhetin e tyre”, tha Milanoviç për mediat kroate.
Kroacia është një vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian ndërsa Serbia mbetet e rrethuar nga shtetet anëtare të NATO-s, për këtë arsye nuk është i nevojshëm furnizimi m armë sulmuese.
Gjatë një vizite në Bajina Bashta, Vuçiç iu përgjigj drejtpërdrejt Milanoviç, duke thënë se nuk pret t’i diktojnë të tjerët se çfarë të thotë.
“Emri im është Aleksandar Vuçiç dhe jam presidenti krenar i Serbisë. As presidenti kroat dhe as kushdo tjetër nuk do të më diktojnë se çfarë do të them”, – deklaroi ai.
Po ndodh...
ide
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Sovranizmi si gjethe fiku
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128