Emri/ U kap duke shitur kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali! Policia i gjen 110 doza droge në makinë

16 Mars 2026, 00:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ U kap duke shitur kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali!

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në qytetin e Ankonës, pasi akuzohet për trafik kokainë.

Mediat italiane bëjnë me dije së në prangat e policisë ka rënë Reshka Gjelani, një 34-vjeçar shqiptar, që banonte në një qytet pranë Perugia-s, u ndoq dhe u kap nga efektivët duke i shitur një dozë një burri në lagjen Piano.

Efektivët kontrolluan menjëherë makinën e tij, ku gjetën fillimisht 19 gramë kokainë në një kanaçe mente. Më pas nga kontrolli në automjet, në total u gjetën prej 110 dozash me një peshë mbi 100 gramë kokainë.

Më pas u kontrollua gjithashtu shtëpia e saj në Umbria, ku u gjetën tre mijë euro në para të gatshme dhe materiale paketimi.

Po ashtu shqiptari kishte fshehur edhe 90 pako të tjera me kokainë në tokë, afër banesës së tij.

Po ndodh...

ide