Tare jep lajmin që do të bëjë të lumtur tifozët e Milanit: Kontrata është gati, do të jetë një vendim i lehtë

15 Mars 2026, 22:01 / SPORT ALFA PRESS

Tare jep lajmin që do të bëjë të lumtur tifozët e

Luka Modriç ka treguar se përtej moshës, mund të bëjë diferencën në Serinë A me fanellën e Milanit dhe është kthyer menjëherë në një nga pikat më të rëndësishme të lojës së skuadrës së tij. Ndaj shumëkush shpreson që ai të firmosë rinovimin me kuqezinjtë për të vazhduat karrierën e tij në këtë klub.

Një vendim që sipas Igli Tares do të jetë i lehtë për t’u marrë, pasi Modriç e sheh veten si pjesë e Milanit edhe në të ardhmen, siç ka shpjeguar drejtori i kuqezinjve para sfidës ndaj Lacios.

“Një gjë është e sigurt, që ai e dashuron Milanin dhe ne e dashurojmë atë. Mendoj se do të jetë një vendim i lehtë, kontrata është gati pasi ekziston opsioni për sezonin e ardhshëm. Atij i pëlqen që të jetë pjesë e këtij projekti”, tha Tare rreth mesfushorit kroat.

Po ndodh...

ide