Gara e ngushtë për kryesinë e PD-së në Pogradec, ja kush u zgjodh kryetari i ri lokal

15 Mars 2026, 19:14 / POLITIKË ALFA PRESS

Gara e ngushtë për kryesinë e PD-së në Pogradec, ja

Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec ka përfunduar zgjedhja e kryetarit të ri lokal.

Në votim morën pjesë 476 anëtarë të PD-së. Gara ishte mes Kasëm Gallës, ish-kryetar i degës dhe biznesmen në zonë, dhe Oligert Muçllarit, drejtues i komanduar i degës dhe ekonomist.

Pas numërimit të votave, Oligert Muçllari fitoi me 247 vota, ndërsa Kasëm Galla mori 224 vota. Gjashtë vota rezultuan të pavlefshme.

Me këtë rezultat, Oligert Muçllari do të drejtojë degën e Partisë Demokratike në Pogradec.

Po ndodh...

ide