Nisma për ndryshime në statut, ish-deputeti i PD-së shpërthen ndaj Berishës: Jeni kulmi i imoralitetit politik

15 Mars 2026, 19:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Nisma për ndryshime në statut, ish-deputeti i PD-së

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka komentuar deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha për ndryshimet në statutin e PD-së.

Spaho shkruan se Nenin e doreheqjes kur humbet zgjedhjet e përgjithshme, e vëmë për të hequr qafe ndonjërin.

Po ashtu ai shkruan se kur humbin zgjedhjet, gjejnë pretekstin se ato janë vjedhur.

“Sot "vjedhja e zgjedhjeve" justifikon paaftësinë, sharlatanizmin dhe konsensusin PD - PS per te ruajtur statukuone”, thekson ai në postimin e tij teksa shton “Ky është kulmi i imoralitetit në politikë”.

Postimi i plotë i Spahos:

Nenin e doreheqjes kur humbet zgjedhjet e pergjithshme, e veme per te hequr qafe ndonjerin dhe e heqim kur duam te shpetojme vehten nga mbajtja e pergjegjesise.

Dime vetem nje kenge, na i vodhen zgjedhjet.

Edhe ai para ketij, kete thoshte, por e hoqem me ceremoni

Sot "vjedhja e zgjedhjeve" justifikon paaftesine, sharlatanizmin dhe konsensusin PD - PS per te ruajtur statukuone.

Ky eshte kulmi i imoralitetit ne politike.

Vetem kaq mjafton per ta humbur pergjithmone besimim tek antaresia dhe votuesit.

Po ndodh...

ide