Anulohet “Finalissima”! Argjentina dhe Spanja nuk gjejnë akordin pas zhvendosjes nga Katari dhe i japin lamtumirën supersfidës

15 Mars 2026, 17:47 / SPORT ALFA PRESS

Anulohet “Finalissima”! Argjentina dhe Spanja nuk gjejnë

Dueli mes Argjentinës fituese të Kupës së Amerikës dhe Spanjës, fituese të Europianit, është zyrtarisht i anuluar. Vendimi është bërë publik edhe nga palët përkatëse, të cilat nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zhvendosjen e sfidës në një datë apo stadium tjetër pas pamundësisë për ta luajtur në Katar.

Kriza në Lindjen e Mesme dhe pasiguria në rajon, kishte bërë që palët të mos binin dakord për zhvillimin e ndeshjes në Doha të Katarit sipas planit fillestar më 27 mars. UEFA dhe CONMEBOL nisën bisedimet duke ofruar opsione të ndryshme, si zhvillimi i sfidave në stadiume në Europë, përfshirë “Bernabeun”.

Por Argjentina e hodhi poshtë si mundësi e propozoi që kjo ndeshje të luhej pas Botërorit, gjë që nuk ishte e mundur. Në fund ra edhe opsioni që dueli të luhej më 31 mars, pasi përfaqësueset duhej të lironin lojtarët, ndaj u vendos anulimi i ndeshjes që ishte trumbetuar me shumë bujë.

Po ndodh...

ide