Plagoset me thikë 26-vjeçari në Durrës

Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës, pas një konflikti me një tjetër person.
26-vjeçari është dëmtuar me thikë në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i plagosjes është një 35-vjeçar, ndërkohë që Policia po punon për kapjen e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe me dëmtime fizike, si pasojë e një konflikti.
26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 26-vjeçari është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili, gjatë konfliktit, i ka shkaktuar dëmtime fizike dhe e ka plagosur me mjet prerës në këmbë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.“- njofton policia.
Po ndodh...
ide
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Sovranizmi si gjethe fiku
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128