Përplasi me kamion këmbësorin, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

15 Mars 2026, 13:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasi me kamion këmbësorin, arrestohet 43-vjeçari

Specialistët për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, i cili, në ambientet e portit “Porto Romano”, duke drejtuar kamionin në gjendje të dehur, ka aksidentuar një këmbësor 43-vjeçar.

I dëmtuari ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...

ide