Përplasje brenda PD/ Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege

15 Mars 2026, 09:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Përplasje brenda PD/ Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë

Pas denoncimeve publike të Ervin Salianjit se procesi për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të PD në qarqe është farsë pasi janë të paracaktuar nga lidershipi i partisë, një prej kandidatëve, Arsen Vasili është shprehur se është skualifikuar pasi drejtuesit nuk donin që ai të ishte pjesë e garës.

Vasili, i cili merrte pjesë në garën e degës nr. 13 në Kashar, sqaroi se nuk është tërhequr nga gara me dëshirën e tij, por është larguar për shkak të frikës së drejtuesve të PD për të vënë veton në emrin e tij.

Reagimi

“Sqarim publik per te gjithe anetaret e deges 13(Kashar)

Duke ju falenderuar per mbeshtetjen tuaj te pakursyer. Ne te gjithe keto vite rrugetim politik, besimin tuaj me vote ne disa procese brenda partise. Dua tje bej me dije se une nuk jam terhequr nga gara per drejtimin e deges, por jam skualifikuar pa asnje arsye.

Frika e disa drejtuesve lart qe vendosin veton per emrin tim qe mos te jem ne gare

eshte e turpshme! Ne nje gare duhet te vendosi vota e anetarsise! ASKUSH NUK DUHET TE KETE FRIKE NGA VULLNETI I ANETAREVE DHE NJE GARE TE NDERSHME!

PARTIA DEMORATIKE VLEN ME SHUM SE DISA INDIVIDE!” thuhet në postimin e tij.

Po ndodh...

ide