Termometri arrin deri në 22 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot në vend

16 Mars 2026, 08:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Termometri arrin deri në 22 gradë Celsius, parashikimi i motit

Kjo javë nis me kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e pasdites në ekstremin jugor me intensitet të ulët. Më pas në orët e mbrëmjes në zonën e jugut dhe kryesisht jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

 

Po ndodh...

ide