Nga “rrëmbimi” i Mona Lisës te grabitja spektakolare e xhevahireve mbretërore, lista e vjedhjeve historike në Muzeun e Luvrit

20 Tetor 2025, 16:33 / BOTA ALFA PRESS

Nga “rrëmbimi” i Mona Lisës te grabitja spektakolare e
Muzeu i Luvrit nuk është vetëm muzeu më i njohur në botë është gjithashtu një pasqyrë e historisë dhe kulturës evropiane, ku shkëlqimi i artit ndriçon, por nuk mund të fshehë hijet e krimit.

Pas piramidave prej xhami dhe radhëve të gjata të vizitorëve, ish-rezidenca e mbretërve francezë ka njohur jo pak herë kërcënimin dhe pasojat e vjedhjeve.

Nga piktori italian që vodhi “Mona Lizën” në vitin 1911, deri te grabitja spektakolare e bizhuterive mbretërore në vitin 2025, Luvri mbetet një vend ku madhështia përballet herë pas here me dobësinë njerëzore.

Disa vite përpara famëkeqes vjedhje të “Mona Lizës”, Luvri ishte përfshirë në një skandal më të vogël.. Në vitet 1906 dhe 1907, dy koka guri iberike u zhdukën nga koleksionet.

Piktura e Mona Lisës
Piktura e Mona Lisës

Autori, Honoré-Joseph Géry-Pieret, ishte i njohur në qarqet artistike të Parisit dhe kishte lidhje me poetin Guillaume Apollinaire dhe një të ri ende të panjohur, Pablo Picasso.

Skulpturat u kthyen vetëm më 1911, pas zhdukjes së “Gioconda-s”, kur hetimet çuan autoritetet të zbulojnë edhe vjedhjet e mëparshme, një paralajmërim se siguria e muzeut nuk ishte aq e padepërtueshme sa mendohej.

Më 21 gusht 1911, tekniku italian Vincenzo Peruggia, një ish-punonjës i muzeut, hoqi pikturën e Leonardo da Vinçit nga kuadri dhe doli me të nga dera e pasme.

Për dy vite, “Mona Liza” ishte zhdukur. Parisi ishte në panik, gazetat shpërndanin teori konspirative dhe reputacioni i veprës u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme.

Piktura u gjet në Firence më 1913, kur Peruggia u përpoq ta shiste te një tregtar arti. U kthye në Luvër si një yll, pasi mungesa e saj e kishte shndërruar në legjendë.

Në vitin 1966, bizhuteri antike që ktheheshin nga ekspozim në SHBA u zhdukën gjatë rrugës, për t’u gjetur më vonë në një qese pazari në Nju Jork dhe për t’u kthyer në Paris.

Në vitin 1976, një pikturë flamande u vodh në janar, dhe një shpatë e dekoruar e mbretit Charles X u zhduk në dhjetor, përmes skelave të punimeve. Shpata nuk u gjet kurrë, një mister i pazgjidhur i muzeut.

Shpata e mbretit Charles X
Shpata e mbretit Charles X

Në vitin 1983, dy pjesë të një parzmoreje të shekullit XVI u zhdukën nga ekspozita. Rasti u harrua për dekada, derisa në vitin 2021 objektet u gjetën dhe iu kthyen Luvrit.

Në korrik 1990, në vetëm pak javë, ndodhën tri vjedhje gjatë orarit të punës: një pikturë e vogël e Renoir u hoq nga kuadri dhe u zhduk; 12 bizhuteri romake u vodhën, si dhe objekte të tjera më të vogla.

Pesë prej tyre u rikuperuan, por dëmi në imazh ishte i ndjeshëm. Pas kësaj, muzeu nisi të instalonte kamera dhe sisteme moderne sigurie.

Më 3 maj 1998, piktura “Le chemin de Sèvres” e Jean-Baptiste-Camille Corot u zhduk në heshtje nga muri i ekspozitës. Mungesa e saj u konstatua vetëm të nesërmen.

Megjithë hetimet e gjera, ajo mbetet e zhdukur, një nga të paktat vepra të mëdha arti që nuk janë rikuperuar kurrë.

Gjatë pushtimit nazist (1940–1944), Luvri shmangu plaçkitjen falë një operacioni të jashtëzakonshëm evakuimi. Megjithatë, shumë vepra nga koleksione private që ishin të strehuara aty u sekuestruan nga nazistët.

Shumë prej tyre u kthyen në dekadat e fundit, falë proceseve ligjore dhe repatriimeve. Në vitin 2024, disa prej tyre iu dhuruan sërish Luvrit, një gjest simbolik drejt drejtësisë historike.

Edhe pse numri i vjedhjeve ra ndjeshëm pas vitit 2000, Luvri nuk u çlirua plotësisht nga kërcënimi. Kthimi i parzmoreve në 2021 rikujtoi se objektet e artit kanë shpesh rrugëtime të gjata dhe të befasishme.

Por askush nuk priste vjedhjen spektakolare që do të ndodhte katër vite më vonë. Mëngjesin e 19 tetorit 2025, katër persona hynë në Luvër duke përdorur vinç dhe sharrë elektrike.

Për më pak se shtatë minuta, ata çanë dy vitrina në Galerinë e Apolonit dhe vodhën 8–9 objekte: diadema, varëse dhe vathë nga koleksionet e mbretëreshave Maria-Amelia, Hortense, Maria-Luisa dhe perandoreshës Eugénie.

Grabitja, që dukej si skenar filmi, zbuloi dobësi në sistemin e sigurisë, pavarësisht investimeve milionëshe të viteve të fundit.

Një njësi speciale u krijua nga policia franceze, por deri, as objektet dhe as autorët nuk janë gjetur. Muzeu konfirmoi se objektet ishin të siguruara, por vlera e tyre historike konsiderohet “e paçmueshme”.

Po ndodh...

ide