Në prag të nisjes së sezonit turistik, Rama takon deputetët e Vlorës dhe drejtuesit e pushtetit vendor

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, ku pritet të zhvillojë takim me deputetë të zonës dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Burime bëjnë me dije se takimi do të mbahet në zonën e Plazhit të Vjetër.
Takimi vjen vetëm pak ditë përpara nisjes së sezonit turistik veror, një periudhë e rëndësishme për qytetin e Vlorës, i cili konsiderohet si një nga destinacionet kryesore turistike në vend.
Gjatë muajve të verës, Vlora mirëpret mijëra turistë vendas dhe të huaj që zgjedhin bregdetin e saj për pushime.
Pritet që në fokus të diskutimeve të jenë përgatitjet për sezonin turistik, menaxhimi i fluksit të vizitorëve, si dhe koordinimi mes institucioneve qendrore dhe atyre vendore për të garantuar një sezon sa më të suksesshëm për qytetin bregdetar.
Po ndodh...
ide
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Sovranizmi si gjethe fiku
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128