Amerika e kërkon prej ditësh, Khamenei dyshohet se u largua gjatë një operacioni "top sekret" në Rusi! Po qëndron në Pallatin e Putinit

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, i cili gati sa u vra në një sulm ajror amerikan në Teheran, thuhet se është dërguar me avion ushtarak në Rusi për një operacion në këmbë që i shpëtoi jetën. Sipas raporteve, Mojtaba Khamenei ka edhe "gërvishtje" në fytyrë.
Gazeta kuvajtiane Al-Jarida raportoi se Ayoatollah i ri ishte shpëtuar nga sulmi në bunker që vrau gruan, nënën, babanë dhe djalin e tij. Mediat ndërkombëtare sot raportojnë se Mojtaba Khamenei është nxjerrë fshehurazi nga Irani në një operacion tepër sekret.
Evakuimi bëri që udhëheqësi i ri iranian, i plagosur rëndë, të transportohej për në Moskë me një avion ushtarak rus.
Referuar raporteve në Lindjen e Mesme, Mojtaba Khamenei iu nënshtrua një operacioni “të suksesshëm” në një nga pallatet presidenciale të Vladimir Putinit dhe tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjatë këtyre ditëve ka pasur informacione të ndryshme, që nga një thyerje e këmbës dhe gërvishtje të vogla në fytyrën e tij, deri te humbja e një këmbe apo edhe vendosja e Khameneit të ri në koma.
Al-Jarida raportoi se informacioni i saj i paverifikuar erdhi nga një "burim i lartë pranë Udhëheqësit të ri Suprem iranian", ndërkohë që vetë Irani ka thënë se Ajatollah i ri është gjallë pasi Donald Trump sugjeroi se kishte dëgjuar se udhëheqësi suprem i sapozgjedhur “nuk ishte më”.
Ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi, shkroi: “Udhëheqësi i revolucionit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po e menaxhon plotësisht situatën.”
Mojtaba Khamenei u zgjodh për të zëvendësuar të atin, Ajatollah Ali Khamenei, pasi SHBA-të dhe Izraeli kryen një vrasje të synuar në fillim të luftës. Por ai ende nuk është shfaqur publikisht dhe nuk u shfaq para kamerave për të lëshuar mesazhin e tij të parë të hakmarrjes të enjten.
Në vend të kësaj, media shtetërore publikoi një deklaratë me shkrim, duke thënë: “I siguroj të gjithëve se nuk do të përmbahemi nga hakmarrja për gjakun e martirëve tuaj.”
Ndonëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli e kërkojnë prej ditësh, madje e kanë shpallur Mojtaba Khamenein mes udhëheqësve iranianë për të cilët japin shpërblim, ai raportohet se ndodhet në Rusi prej 28 Shkurtit.
Po ndodh...
ide
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Sovranizmi si gjethe fiku
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
