Arabia Saudite dënon sulmin e Iranit kundër bazës amerikane në Katar: I papranueshëm, nuk mund të pranohet në asnjë rrethanë

23 Qershor 2025, 21:01 / BOTA ALFA PRESS

Arabia Saudite dënon sulmin e Iranit kundër bazës amerikane

Arabia Saudite deklaron se dënon në nivelin më të lartë agresionin e nisur nga Irani në shtetin e Katarit ndaj bazës ushtarake amerikane.

 “Është i papranueshëm dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë”, është thënë në reagim.

Irani konfirmoi më herët sulmet në bazën ushtarake amerikane në Katar.

Në një deklaratë publike Irani thotë se ka shënjestruar bazën ajrore amerikane al Udeid në Katar, pas “agresionit të hapur ushtarak të “regjimit kriminal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Në një deklaratë të publikuar nga Garda Revolucionare Iraniane, Teherani tha se “nuk do të lërë pa përgjigje asnjë sulm ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe sigurisë kombëtare në asnjë rrethanë”.

Më herët Shteti i Katarit dënoi ashpër sulmin e Gardës Revolucionare të Iranit kundër bazës ajrore amerikane Al-Udeid.

“Ne e konsiderojmë këtë shkelje flagrante të sovranitetit të shtetit të Katarit, hapësirës së tij ajrore, ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ne theksojmë se Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt dhe në mënyrë të barabartë me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni”, th Majed al-Ansari, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, përmes një postimi në X.

Gjithashtu Katari njoftoi njoftoi sot mbylljen e hapësirës tij ajrore të hënën pasdite (23/6), teksa tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta.

Mbyllja e hapësirës ajrore në Katar do të thotë që hapësira ajrore mbi bazën amerikane në Al Udeid është e mbyllur.

Baza Al Udeid në Katar pret më shumë se 10,000 trupa amerikanë dhe është qendra më e madhe ushtarake amerikane në rajon.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Katarit, vendimi u mor për të garantuar sigurinë e banorëve dhe vizitorëve, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe thuhet se do të ndërmarrin një hap të ngjashëm.

Kujtojmë se në fundjavë SHBA sulmuan me raketa 3 objekte bërthamore në Iran, me Teheranin i cili u zotua për hakmarrje pas përfshirjes së SHBA-ve në konfliktin e Iranit me Izraelin për armët bërthamore.

 

Po ndodh...

ide