Aksionet e “Boeing” bien pas rrëzimit të avionit të “Air India”

12 Qershor 2025, 18:09 / BOTA ALFA PRESS

Aksionet e “Boeing” bien pas rrëzimit të avionit të

Aksionet e “Boeing” regjistruan sot një rënie – pasi një nga avionët e tij u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Indi.

Kompania amerikane e prodhimit të avionëve, e cila ka shfaqur probleme të sigurisë vitet e fundit, përjetoi rënie të aksioneve deri në 8%.

Një avion “Boeing 787 Dreamliner” – i cili udhëtonte për në aeroportin Gatwick të Londrës, me 242 persona në bord, shpërtheu pasi u rrëzua – menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti i Ahmedabad.

“Airline Air India” tha se 169 pasagjerë ishin shtetas indianë, 53 britanikë, një ishte kanadez dhe shtatë portugezë.

“Ne jemi në dijeni të raporteve fillestare dhe po punojmë për të mbledhur më shumë informacione”, tha një zëdhënës i “Boeing”.

Fluturimi i parë i avionit “Boeing 787 Dreamliner” – të përfshirë në aksident – ishte në dhjetor 2013.

Ky është aksidenti i parë që përfshin një avion “Boeing 787”, sipas bazës së të dhënave të Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit.

Megjithatë, flota thuhet se u ndalua në vitin 2013 pas zjarreve që lidheshin me bateritë litium-jon në sistemin e saj të energjisë elektrike.

Kuptohet që operatorët e linjave ajrore, përfshirë “British Airways”, “United Airways” dhe “Qatar Airways”, përdorin modelin.

Avionët “Boeing” janë përfshirë në incidente të tjera vitet e fundit, siç është rrëzimi i “Lion Air” në vitin 2018 që përfshinte një “Boeing 737 Max”, ku vdiqën 189 persona.

Në vitin 2019, Fluturimi 302 i “Ethiopian Airlines”, një tjetër avion “Boeing 737 Max” u rrëzua duke vrarë 157 persona në bord. E gjithë flota e “Boeing 737 Max” u ndalua të fluturonte pas incidenteve. 

 

Po ndodh...

ide