Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët që mbulojnë Pentagonin

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, k po vendos kufizime të reja për gazetarët e akredituar që mbulojnë Pentagonin.
Sipas urdhrave të fundit të lëshuara nga Sekretari Pit Hegseth, gazetarët që mbulojnë aktivitetet në Pentagon do të duhet të shoqërohen zyrtarisht gjatë vizitave në pjesën më të madhe të ndërtesës së Pentagonit.
Sipas CNN, masat, që hyjnë menjëherë në fuqi, ndalojnë hyrjen e lirë të gazetarëve në shumicën e zyrave qendrore të Departamentit të Mbrojtjes në Arlington, Virxhinia, përveç rasteve kur ata kanë marrë miratimin dhe shoqërimin zyrtar.
“Ndërkohë që departamenti mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, ka gjithashtu detyrimin të mbrojë informacionet e klasifikuara dhe të ndjeshme, zbulimi i paautorizuar i të cilave mund të rrezikojë jetën e anëtarëve të forcave të armatosura amerikane,” thuhet në një memo të nënshkruar nga Hegseth.
Shoqata e Gazetarëve të Pentagonit ka reaguar ashpër ndaj këtyre masave, duke i quajtur “një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit”.
“Ajo që përmendet si shqetësim për sigurinë operacionale, bie ndesh me faktin se salla e shtypit në Pentagon ka pasur akses për dekada me radhë në hapësira të paklasifikuara të godinës, si në kohë qeverish republikane ashtu edhe demokrate, madje edhe pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, pa ndonjë shqetësim të tillë nga drejtuesit e mbrojtjes,” thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha se “masat e reja janë një hap i domosdoshëm për mbrojtjen e informacioneve të ndjeshme dhe për sigurinë e forcave të armatosura amerikane nga rreziqe të shmangshme”.
Kujtojmë se vendimi i parë i Pit Hegseth si drejtues i Pentagonit ishte nxjerrja e mediave të mëdha si New York Times, Washington Post, CNN dhe NBC News nga hapësirat e tyre në ndërtesë, për t’i zëvendësuar ato me media që janë më aktive në rrjetet sociale.
Përveç kësaj, udhëheqësia e re e Departamentit të Mbrojtjes ka zbatuar edhe masa të tjera për të kontrolluar rrjedhjet e informacionit, përfshirë edhe përdorimin e detektorëve të gënjeshtrës (poligraf).
Urdhri i Hegseth-it kërkon gjithashtu që gazetarët e akredituar në Pentagon të pranojnë përgjegjësinë për të mbrojtur shërbimet e inteligjencës kombëtare dhe informacionet e ndjeshme. Po ashtu, do të lëshohen akreditime të reja që do të identifikojnë më qartë gazetarët si përfaqësues të shtypit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





