Zjarr i madh mes fshatrave Picar dhe Humelicë në Gjirokastër

8 Gusht 2025, 21:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarr i madh mes fshatrave Picar dhe Humelicë në Gjirokastër

Një vatër zjarri masive ka shpërthyer pasditen e sotme në zonën mes fshatrave Picar dhe Humelicë në Gjirokastër, duke përfshirë kullota dhe shkurre të shumta.

Flakët vazhdojnë të përpijnë barishte dhe shkurre, ndërsa Shërbimi Zjarrfikës dhe strukturat e emergjencës janë angazhuar për lokalizimin dhe shuarjen e tij.

Kjo është vetëm një ndër seri zjarresh që kanë përfshirë zonën këtë verë, duke shkatërruar rreth 1 mijë hektarë pyje dhe kullota, dhe duke rrezikuar gjithashtu zonat e banuara.

 

Po ndodh...

ide