Zbulohet se ku ndodhet luani që kafshoi burrin në kokë, Policia do ta largojë nga banesa

9 Prill 2025, 23:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbulohet se ku ndodhet luani që kafshoi burrin në kokë, Policia

Prej më shumë se 24 orësh, një video është bërë virale në rrjet, ku shfaqej një luan, i cili kafshoi në kokë një burrë, i cili tentoi ta përkëdhelte.

U desh ndërhyrja në moment e të zotit të luanit, i cili e goditi me shuplakë, duke bërë që kafsha të tërhiqej dhe burri të shpltonte fatmirësisht pa lëndime serioze.

Luani ndodhej në shkallët e një ballkoni të një vile dhe nga e folura, kuptohej se bëhej fjalë se ngjarja kishte ndodhur në jug të vendit, pa e ditur vendin ekzaktësisht.

Mediat raportojnë se luani që u bë viral ndodhet në fshatin Zharrëz të Fierit, ku një familje e mban në banesë si “mace shtëpie”. Këtë fakt e dinin të gjithë banorët e zonës, por askush nuk kishte denoncuar tek autoritetet.

Pas bërjes virale të videos, mësohet se sot kafsha e egër nuk është parë më në banesë, e cila është larguar nga të zotët e shtëpisë nga frika e ligjit.

Mediat raportojnë se Policia e Fierit po bashkëpunon me autoritetet për largimin e kafshës nga ambienti i banimit, por edhe ndëshkimin e përgjegjësve sipas ligjit. Gjithsesi, deri më tani nuk ka patur asnjë komunikatë.

Mbajtja e një kafshe të egër dhe të rrezikshme si luani në ambiente shtëpie është jo vetëm e papërgjegjshme, por përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë publike.

 

Po ndodh...