Vrasja për votat në Elbasan/ Pse arretsohet Donald Zane në sallën e gjyqit të Paplekajt?

Donald Zane, njëri nga dëshmitarët në procesin gjyqësor kundër Arbër Paplekajt u ndalua dje pasi dha dëshmi të rreme përballë gjykatës.
Zanë është shok i ngushtë i Mehmet Grecës dhe ndodhej në të njëjtën makinë kur Greca u ndalua nga grupi i mbrojtjes së votës i ngritur nga Partia Demokratike, përplasje që degradoi me përdorimin e armëve të zjarrit, ku si pasojë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Sipas gazetarit Elton Qyno, Zane dhe Greca, u ndalua së bashku nga grupi ku bënte pjesë dhe i pandehuri Arbër Paplekaj.
Donald Zane, ndryshe ka deklaruar gjatë fazës së hetimeve në prokurori dhe ndryshe ka deklaruar ditën e djeshme kur është thirrur si dëshmitar para gjykatës së Elbasanit.
Arrestimi i Zanes në seancë, është bërë me urdhër të prokurorëve të çështjes, të cilët e akuzojnë për “Dëshmi të rremë.
Zane është dëshmitari i dytë i arrestuar në sallën e gjyqit, pasi në muajin Shkurt 2023 prokuroria urdhëroi arrestimin e Miles Kurtit, si një dëshmitar që nuk ka treguar të vërtetën dhe që ishte paraqitur në gjykatë në gjendje të dehur.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

