Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Sot seanca e radhës për Arbër Paplekajn, pyeten dëshmitarët
21 Mars 2023, 12:38 / AKTUALITET

Sot në Gjykatën e Elbasanit po mbahet seanca e radhës për Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2021 në Elbasan. Gjykata prej disa javësh vijon marrjen në pyetje të dëshmitarëve, numri i të cilëve është 59, e sot po ashtu do të ndodhë e njëjta gjë.
Gjatë seancës së sotme, Paplekaj do të përballet me dëshmitarët dhe do të ketë mundësi të replikojë. Ndërkohë që në seancën e fundit, në pranga përfundoi një prej dëshmitarëve, Donald Zane, i cili u akuzua se kishte dhënë dëshmi të rremë, pasi njëherë pohoi se kishte parë gjithçka, më pas e mohoi. Kundër tij ishin edhe pamjet filmike nga të cilat rezultoi se ky person ka pasur një fushëpamje dhe ka qenë disa metra larg vendit të ngjarjes.
-
-
“Bosi i kokainës”/ GJKKO jep dënimin për Jetmir Kastratin
21 Mars, 11:48 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



