Si e sajuan shqiptarët pengmarrjen e italianit që përfundoi me rrëmbimin e vërtetë nga xhihadistët

21 Mars 2023, 12:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Si e sajuan shqiptarët pengmarrjen e italianit që përfundoi me

Alessandro Sandrini 38-vjeçari nga Brescia, i cili u rrëmbye në tetor të vitit 2016 në Adana të Turqisë, përfundoi në duart e milicive xhihadiste dhe u kthye në Itali më 23 maj 2019 me ndërmjetësimin e shtetit italiani, do të jetë i pandehur dhe palë civile në të njëjtin gjykim. Seanca paraprake gjyqësore u hap dje. 

Quibrescia shkruan se mashtrimi dhe simulimi i krimit janë krimet e akuzuara ndaj punëtorit, i cili organizoi rrëmbimin me disa bashkëpunëtorë që prokuroria tu ndante shpërblimin, por përfunduan në telashe të rënda pasi rrëmbimi u bë i vërtetë.

Kështu që Sandrini me histori droge dhe grabitjesh po kërkon drejtësi. Marifetin e rrëmbimit, për prokurorinë, ai e organizoi me disa persona, ndër ta dhe shqiptarët: Fredi Frrokajn, 43 vjeç nga Flero; me Olsi Mitrajn, 42 vjeç nga Gussago; me Alberto Zaninin, 55 vjeç nga Mazzano; me Ibrahim Hashem Mohamed Hashad, një 52-vjeçar egjiptian nga Brescia; me Marco Caraffa, një 51-vjeçar nga Catania me banim në Gjermani, të gjithë një gup.

Ata përgjigjen në cilësi të ndryshme për dy rrëmbime për qëllime terroriste. Shqiptari Fredi Frrokaj në veçanti, sipas prokurorisë, do të kishte nxitur jo vetëm Sandrinin që të shkonte në Antioki, por edhe ish-sipërmarrësin 63-vjeçar nga Marone, Sergio Zanotti. Arsyetimi në rastin e Sergio Zanottit ishte blerja e parave të Irakut të dala nga qarkullimi. Por udhëtimi përfundoi në një dorëzim misterioz tek xhihadistët në Siri, nga të cilët u lirua më 5 prill 2019.

Sandrini dhe Hashad po përgatiten të diskutojnë për shtyrjen e gjykimit ndërkohë që kanë marrë gjykim të shkurtuar, Frrokaj, Mitraj dhe Zanini. Kurse Carafe është në pritje për shkak të një defekti në njoftim. Të përfshirë janë dhe tre persona të tjerë: njëri i gjurmuar në Romë, dy të tjerët të pagjurmueshëm. Seanca u shty për në 19 qershor.

 

 

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128