Vrasja e palestinezes në Tiranë! Përmbyset pista e hetimeve, autor i krimit dyshohet se është babai i 24-vjeçares!

1 Mars 2025, 16:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e palestinezes në Tiranë! Përmbyset pista e hetimeve,
Janë siguruar detaje të reja nga vrasja e 24 vjeçares palestineze në Tiranë.

Policia tha në fillim se e reja u vra me thikë nga bashkëshorti i saj.

Por me sa duket e vërteta është ndryshe. Sipas hetimeve dyshohet se e reja u vra nga babai saj dhe jo nga bashkëshorti, siç u raportua fillimisht.

Që do të thotë se autori që po kërkon policia është babai i 24-vjeçares dhe jo partneri.

Dyshimet që ishin çift u ngritën nga fakti se viktima dhe autori 49-vjeçar kishin të njëjtin mbiemër.

24-vjeçarja Rayyan Alwan dhe babai i saj, 49-vjeçari Fadi Alwan mbërritën në Shqipëri, nga aeroporti i Rinasit më 19 Shkurt.

 

Po ndodh...