Vrasja e hidraulikut shqiptar në Athinë, kush është bashkëkombasi i arrestuar me dy emra

21 Mars 2023, 09:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e hidraulikut shqiptar në Athinë, kush është

Shqiptari 23 vjeçar i arrestuar për vrasjen e 40-vjeçarit Pëllumb Islami, në 21 shkurt në “Nea Ionia” të Athinës rezulton i dënuar më parë.Shqiptari i cili përdor dy emra “Dhimitri” dhe “Nektarios” rezulton me precedentë penalë për “vrasje nga pakujdesia”, “gjobvënie”, “shkatërrim prone”, “kanosje me armë zjarri”, “pranim dhe mbajtje të produkteve të veprës penale”, “vjedhje në bashkëpunim”, “vjedhje e mbetur në tentativë”.

Urdhri i arrestit ndaj tij për vrasjen e Islamit ishte lëshuar më 3 mars ndërkohë që në kërkim janë edhe 6 persona të tjerë përfshirë edhe 34 vjeçarin nga Fieri, Elis Salaj.

Sipas burimeve policore 2 prej 6 të kërkuarve rezultojnë të jenë arratisur në Shqipëri. Një tjetër person i përfshirë në ngjarje rezulton ende i paidentifikuar.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128