Vrasja e Edmir Bregut, vëllai i deputetit socialist në përgjimet e SKY ECC me Avdylajn: Marrim armët dhe fshihemi në mal

5 Tetor 2025, 15:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e Edmir Bregut, vëllai i deputetit socialist në përgjimet

Enea Kume, vëllai i deputetit socialist në qarkun e Durrësit, Loer Kume, ka rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni të fundit të SPAK pasi dyshohet të ketë qenë vëzhgues në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në qytetin bregdetar.

SPAK disponon disa përgjime nga aplikacioni SKY ECC, ku vëllai i deputetit socialist flet më Aldo Avdylin, të cilit i shpreh shqetësim dhe frikë nëse iu zbulohen bisedat pas zbërthimit të aplikacionit Encro.

….Po ca pune do na dali me enkron…Ne që s’na jan kap në dorë për … kanë ik…Ato jon ça i kapin n dor…Po ai ka maru pun e dak.

Bashkoena blejm ca armë e rrim n mal vlla…zgjidhje tjeter s'ka… Kuptoj….Për mal jena me u hap të gjitha…S'ka zgiidhje tjeter.

Në datën 21 nëntor në orën 12:13, Elidon (Aldo) Avdyli ka biseduar me Enea Kumen dhe biseda përveç të tjerave dyshohet se bën fjalë për Edmir Bregun.

Elidoni i ka shkruar Eneas se “ishalla po del sot ai gruaq…” ndërsa në orën 12:32, i ka shkruar që të flasë me Bazholin dhe t’i thotë që t’i jape “Bolit” alias Ermir Dedja, 300 euro që të paguaj shtëpinë.

Sipas Elidonit, Ermiri i ka nxirë jetën por lekët i meriton pasi ka qëndruar gati dhe shpresonte që (vrasjen) ta kryenin atë ditë.

Po ndodh...