Vodhi dy monopatina dhe dy biçikleta, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë
18 Shkurt 2025, 19:03 / AKTUALITET

Një 37-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se ai ka vjedhur dy monopatina dhe dy biçikleta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin J. F., 37 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur dy monopatina dhe dy biçikleta, në vende të ndryshme, gjatë ditëve të fundit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





