VIDEO/ 'Është urgjencë', protesta e "Rithemelimit" para Bashkisë, bllokon makinën që transportonte gruan shtatzënë

5 Prill 2024, 13:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

VIDEO/ 'Është urgjencë', protesta e

Grupi i Rithemelimit ka thirrur paraditen e sotme protestë para Bashkisë së Tiranës, ku dhjetëra qytetarë që i janë bashkuar, kanë tentuar që të futen në ambientet e brendshme, duke shtyrë kordonin e policisë.

Por kjo protestë ka shkaktuar kaos në kryeqytet, teksa është bllokuar dhe qarkullimi i mjeteve në këtë zonë. Mes makinave të bllokuara, ka qenë dhe një në të cilën ndodhej një grua shtatzënë, e cila po shkonte me urgjencë drejt spitalit. Drejtuesi i mjetit u ka kërkuar protestuesve të hapnin rrugën pasi situata ishte emergjente.

Ndërkohë, protestuesit kanë gjuajtur në drejtim të bashkisë me vezë dhe me mollë. Protesta është thirrur pas arrestimit me urdhër të SPAK të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie.

 

Po ndodh...