Video/ Përleshje e përgjakshme mes dy shqiptarëve në Selanik, njëri prej tyre në gjendje të rëndë
22 Mars 2025, 21:39 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Evosmos të Selanikut, konkretisht në kryqëzimin e Chrysostomou dhe Papagou, ku dy persona me origjinë shqiptare janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme.
Sipas informacioneve, dy personat janë përplasur për një arsye të panjohur, duke u plagosur me thikë.
Kalimtarët i kanë pikasur të gjakosur në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës.
Ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit në Spitalin AHEPA.
Burimet raportojnë se gjendja e njërit prej të dyve është kritike.
Policia ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


