VIDEO e rëndë/ Rrihen dhe kapen prej flokësh dy adoleshente në rrugë

Një tjetër rast i rëndë i adoleshentëve që rrihen në mes të rrugës sikur të kishin inatet më të mëdha janë publikuar në rrjete sociale. Këto pamje aspak të hijshme tregojnë 2 vajza që sipas mediave, studiojnë në klasën e gjashtë të shkollës “Ibrahim Basha” në Bathore.
Teksa kapen për flokësh me njëra-tjetrën, bashkëmoshatarët e tyre që duhet të nxitonin për t’i ndarë dhe për t’i thënë se nuk është zgjidhja e duhur për të zgjidhur një keqkuptim, e shijonin pamjen skandaloze sikur të ishte spektakël. Vetëm pak çaste pak sherrit, një djalë u fut mes vajzave për t'i dhënë fund goditjeve. Pamjet e shpërndara janë shoqëruar me një këngë të reperave shqiptarë që flasin për "plumba", të cilat po i dëgjojnë në masë të gjerë fëmijët.
Disa ditë më parë, disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” po ashtu u përfshinë në një sherr të tillë. Mbetet e paqartë arsyeja përse vajza kaq të vogla në moshë arrijnë që të konfliktohen në këtë mënyrë me njëra-tjetrën.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
